Kush Jemi?

OKO Horeca është një brand i specializuar në pajisje profesionale për restorante, hotele dhe bare, i krijuar për të përmbushur nevojat e bizneseve që kërkojnë cilësi të lartë, efikasitet dhe dizajn modern. Me një përvojë të gjerë në industrinë e mikpritjes, ne ofrojmë një gamë të plotë produktesh që përfshijnë: enë kuzhine, paisje gatimi, paisje frigoriferike, vegla shërbimi dhe shumë më tepër.

OKO Horeca – Partneri juaj për sukses në industrinë e mikpritjes.

Çdo produkt në showroom-in tonë është përzgjedhur me kujdes për të ofruar performancë të lartë dhe qëndrueshmëri në përdorim të përditshëm profesional. Ne bashkëpunojmë me prodhues lider nga Europa dhe më gjerë, duke garantuar standarde ndërkombëtare në çdo linjë produkti.

Misioni ynë është të ndihmojmë çdo klient të krijojë ose përmirësojë ambientin e tij të punës me zgjidhje inovative dhe funksionale, ndërkohë që ofrojmë asistencë të dedikuar nga ekspertët tanë në çdo hap të bashkëpunimit.